​Chelsea dështon ta mposht Burnleyn me 10 lojtarë, Tottenhami fiton me përmbysje
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar pesë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka barazuar 2:2 me skuadrën e Burnleyt, e cila luajti për një orë me një lojtar më pak, raporton KosovaPress.

Golat për Chelsean i shënoi Cole Palmer (minuta e 44’ dhe 78’), kurse te Burnley golashënues ishin Cullen (minuta e 47’) dhe Dara O’Shea (minuta e 81’).

Burnley ishte me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 40’, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Assignon.

Ndërkaq, fitore sot regjistruan Tottenhami dhe Bournemouthi. Tottenhami fitoi me përmbysje të rezultatit kundër Lutonit, respektivisht me shifrat 2:1. Me rezultat të njëjtë fitoi edhe Bournemouthi kundër Evertonit.

Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar deri tani në Premier Ligë:

Newcastle United 4:3 West Ham United

Bournemouth 2:1 Everton

Chelsea 2:2 Burnley

Nottingham Forest 1:1 Crystal Palace

Sheffield United 3:3 Fulham

Tottenham Hotspur 2:1 Luton 

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
302
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024