Operacioni “Ikonat” në Shqipëri: Kapen 13 statuja antike, arrestohen trafikantët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia në Shqipëri arrestoi në flagrancë dy persona të dyshuar për trafikim të veprave të artit kundrejt fitimit të shumave të mëdha financiare nga shitja e tyre te shtetas nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi. Policia tha se gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë, u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme, të cilat të dy personat dyshohet se i kanë siguruar në Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Sipas policisë njëri prej të arrestuarve është Pëllumb Leka (53), punonjës i parqeve arkeologjike, i cili siguronte statujat, ndërsa shtetasi tjetër Emanuel Çaço (56) bashkëpunonte për të shitur veprat e artit shqiptar kundrejt vlerave që sipas policisë varionin nga 10.000-20.000 euro. Prokuroria shqiptare po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale trafikimi i veprave të artit dhe kulturës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
307
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024