Dramë me shtatë gola e karton të kuq në “St. James Park”
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës mes Newcastle United dhe West Ham United, ku pas shtatë golave dhe një kartoni të kuq, nikoqirët marrin pikët e plota me përmbysje të rezultatit.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Newcastle e ka mposhtur 4:3 skuadrën e West Hamit, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Isak (minuta e 6’ dhe 77’) dhe Harvey Barnes (minuta e 83’ dhe 90’), kurse te West Hami golashënues ishin Antonio (minuta e 21’), Kudus (minuta e 45+10’) dhe Bowen (minuta e 48’).

Ndërkaq, me karton të kuq u ndëshkua Anthony Gordon i Newcastle në minutën e 90+4’.

Me fitoren e sotme, Newcastle ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vendin e tetë, krahas West Hamit që renditet i shtati me 44 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 4:3 në favor të Newcastle.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
732
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024