Bizneset e reja të regjistruara, Murati tregon shifrat
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133. Ai ka shkruar në Facebook se nga viti i kaluar janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja. “Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën,” shkroi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024