Gërvalla: Arbëreshët shembull unik i ruajtjes së gjuhës e identitetit shekullor
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Me një pritje të ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit,  shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë. Në takim me kryetaren e kësaj komune arbëreshe Rosaria Capparelli, ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën në sferën e kulturës, shkëmbimeve tregtare dhe fushave të ndryshme. 

“Ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore brez pas brezi,” tha ministrja Gërvalla. Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit të MPJD-së për të forcuar lidhjet kulturore dhe shoqërore mes Kosovës dhe komunave arbëreshe të Kalabrisë, përmes projekteve që rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional mes komunave nga të dy vendet, në kulturë, arsim dhe trashëgimi kulturore, ekonomi, tregti dhe shkëmbim ekspertize në fusha të ndryshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024