De Rossi përballet me testin e vërtetë ndërsa afrohet periudha e vështirë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Daniele De Rossi do të ketë një provë të vërtetë të aftësive të tij në kampionat në javët e ardhshme, ndërsa Roma përgatitet për një seri ndeshjesh tejet të vështira.

De Rossi ka shkëlqyer në fushë që kur mori drejtimin e Romës në janar, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e tij të para në ligë, duke humbur vetëm kundër Interit dhe duke barazuar me Fiorentinan. Puna e tij e ka futur klubin në luftën për një përfundim në top katërshe me Bolongan, raporton KosovaPress.

De Rossi ka impresionuar gjithashtu në skenën evropiane, duke e udhëhequr Romën në çerekfinale pasi mundi Feyenoord 6:4 në total në “Play-off” dhe Brighton 4:1 në raundin e 16-të, duke bërë menjëherë emër në të gjithë botën.

Testi i De Rossit te Roma

Ndërsa Roma ka një udhëtim të lehtë për t'u përballur me një skuadër relativisht jo mbresëlënëse të Lecces, orari i romakëve pas kësaj duket veçanërisht i vështirë për De Rossin dhe lojtarët e tij, duke krijuar një “pesë javë të vështira”.

Nga 6 prilli deri më 12 maj, Roma do të përballet me Lazion, Milanin dy herë, Udinesen, Bolongan, Napolin, Juventusin dhe Atalantan. Ndërsa përplasjet me Milanin janë në Ligën e Evropës, pjesa tjetër e ndeshjeve është në Serie A, që mund të rezultojnë vendimtare në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me De Rossin që ka vetëm disa muaj të mbetur në kontratën e tij, Roma po planifikon t'i ofrojë një marrëveshje të re afatgjatë ish-mesfushorit, të etur për të vendosur besimin e tyre tek ai pas fillimit të tij të jashtëzakonshëm te “Giallorossët”.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
751
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024