Pakoja ekonomike, Qeveria ndan mbi 270 mijë euro për familjet në nevojë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh, në mesin e tyre edhe atë për ndarjen e 273.600 eurove për zbatimin e masës 3.4 - kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së ringjalljes ekonomike. Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshim-plotësimin  e vendimit të Qeverisë të datës 27.01.2021 dhe vendimit të datës 25.01.2023 për ndryshim-plotësimin e vendimit të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Sipas këtij ndryshim-plotësimi, Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni, ndërsa Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga Berat Jashari, anëtar. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshim-plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 24 maj 2023, sipas së cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1.5 e vendimit si në vijim - Adelina Berisha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, anëtare. Po ashtu, është aprovuar vendimi për ndarjen e 500 eurove për zbatimin e masës 1.7 - skema e granteve për zanate të pakos së ringjalljes ekonomike, vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër.”

Qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes së grantit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Eficienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren,” raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për 2023, si dhe raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2023.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024