Xavi ka paditur dy gazetarë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar se ka paditur dy gazetarë.

Sipas “Marcas”, Xavi ka paditur gazetarët Manuel Jabois dhe Javier Miguel, për shkak se dyshja ka shpërndarë lajme të rreme për të gjatë javëve të fundit, raporton KosovaPress.

“Po, është e vërtetë dhe kjo nuk më ka ndodhur kurrë mua. E kuptoj kritikën por unë nuk toleroj gënjeshtrat apo shpikjen e sendeve. Pas disa gënjeshtrave tejet të mëdha ka ardhur koha për të thënë mjaft është mjaft”, tha Xavi.

Vendimi i Xavit për të ndjekur rrugën ligjore nënvizon angazhimin e tij për të luftuar lajmet e rreme dhe për të mbrojtur reputacionin e tij kundër akuzave të pabaza. Barcelona ka konfirmuar mbështetjen e saj për veprimin ligjor të Xavit.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,161
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024