A mundet Interi të barazojë apo të thyej rekordin e pikëve të Juventusit në Serie A?
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi ka ende një shans për të thyer rekordin e pikëve të Juventusit në Serie A, por duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura.

Juventusi i Antonio Contes mban rekordin për më shumë pikë të grumbulluara në një sezon të vetëm në Serie A, raporton KosovaPress.

“Zonja e Vjetër” arkëtoi plot 102 pikë në sezonin 2013/14, duke siguruar Scudetton e dytë radhazi.

Juventusi fjalë për fjalë dominoi Serinë A midis vitit 2011 dhe 2020, duke fituar nëntë tituj radhazi në Serie A. Por sezoni i dytë nën Conte ishte një nga më të frikshmit sa i përket rezultateve për “Zonjën e Vjetër”. Dominimi i tyre ishte i ngjashëm me atë që Interi i Simone Inzaghit po e tregon këtë sezon.

Interi gjendet në krye të tabelës me 76 pikë. “Nerazzurët” kanë fituar 24 ndeshje nga 29, duke barazuar katër herë dhe duke humbur vetëm një herë. Nëse fitojnë të gjitha nëntë ndeshjet e mbetura këtë sezon, ata do të mposhtin rekordin e Juventusit me një pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024