Murati thotë se qarkullimi i bizneseve ka rritje, i reagon Bajrami: Çka ke bërë për sektorin privat
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon rritje prej +4.8%.

Murati ka shkruar në Facebook se këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar ai.

Atij i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke ia kujtuar se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022.

“Për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre,  përveç që iu ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve. Në mandatin e juaj: Investiemt kapitale të nivelit qendror  janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit, bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë, bizneseve u është rritë çmimi i energjisë, bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024