Autobusi bie në humnerë, 45 të vdekur në Afrikën Jugore
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

45 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në Afrikën Jugore, ndërsa i mbijetuari i vetëm është një fëmijë 8-vjeçar. Në autobus ndodheshin gjithsej 46 persona, përfshirë edhe shoferin. Fëmija i lënduar tetëvjeçar po trajtohet në spital, njoftuan autoritetet.

Në një deklaratë, Ministria e Transportit tha se shoferi humbi kontrollin dhe autobusi ra në një sipërfaqe shkëmbore, rreth 50 metra nën një urë dhe mori flakë, pranë Mamatlakala në provincën verilindore Limpopo. Autobusi po transportonte njerëz nga Botsvana, të cilët thuhet se po udhëtonin për në Moria në Limpopo për një shërbim kishtar të fundjavës së Pashkëve. Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
376
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024