Kostoja e punës për orë në Eurozonë, ja ku paguhet më shumë e ku më pak
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kostoja e punës në vendet e Eurozonës ishte mesatarisht 35.6 euro në orë vitin e kaluar ose 4.8 për qind më e lartë se 2022, njofton Zyra Evropiane e Statistikave-Eurostat. Në BE ato arritën në 31.8 euro në orë dhe u rritën 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Mesatarja tregon dallime të rëndësishme midis vendeve, duke filluar nga vetëm 9.3 euro në orë në Bullgari deri në 53.9 euro në orë në Luksemburg.

Grupi i vendeve me kostot më të ulëta të punës përfshin gjithashtu Rumaninë dhe Hungarinë, ku ato arritën në 11 dhe 12.8 euro në orë, sipas Eurostat. Krahas Luksemburgut, me kosto të lartë të fuqisë punëtore, u dalluan Danimarka dhe Belgjika, të cilat arritën 48.1, përkatësisht 47.1 euro në orë. Në Kroaci, kostot e punës ishin mesatarisht 14.4 euro në orë vitin e kaluar dhe ishin 14.2 për qind më të larta se në vitin 2022. Pranë Kroacisë janë Polonia dhe Lituania me kosto pune për orë në vitin 2023, përkatësisht 14.5 dhe 14.7 euro.

Vitin e kaluar, kontributet përbënin afërsisht një të katërtën e kostove të punës në eurozonë dhe BE. Deri tani përqindjen më të ulët të kontributeve midis anëtarëve të BE-së e ka regjistruar Malta, me vetëm 1.4 për qind. Rumania dhe Lituania pasojnë me 5, përkatësisht 5.4 për qind. Në grupin e vendeve me kontribut jashtëzakonisht të ulët në koston e punës për orë, spikat Kroacia ku vitin e kaluar ishte 11.7 për qind. Luksemburgu dhe Danimarka janë gjithashtu afër me 12.4, përkatësisht 12.7 për qind. Në anën tjetër të renditjes janë Suedia dhe Franca, me një pjesë të kontributeve në kostot totale të punës pak më të larta se 30 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024