​Greva për paga në Austrian Airlines, anulohen mbi 400 fluturime
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e ekuipazhit të kabinës të punësuar nga kompania ajrore Austrian Airlines (AUA) filluan një grevë sot duke kërkuar një rritje pagash. Greva filloi në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës, pranë kryeqytetit austriak, pasi 17 raunde negociatash midis AUA dhe Unionit VIDA, që përfaqësonte punonjësit e linjës ajrore, nuk arritën një marrëveshje.

Presidenti i Unionit VIDA Roman Hebenstreit kërkoi falje për grevën gjatë festës së Pashkëve, duke shpjeguar se ekuipazhi i kabinës së Austrian Airlines fiton 40% më pak se ata në Lufthansa, kompania mëmë e linjës ajrore. Ky hendek pagash është arsyeja kryesore e grevës. Si rezultat i grevës, kompania raportoi se mbi 400 fluturime u anuluan, duke prekur rreth 52.000 pasagjerë. Sindikata VIDA kërkon rritje 27 për qind të pagave mujore, ndërsa kompania ajrore ofron një rritje prej 18 për qind, duke e konsideruar kërkesën e të parës joreale. Greva do të vazhdojë deri në mesditën e nesërme - 29 mars. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024