Marotta refuzon të komentojë vendimin për Acerbi (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, me mirësjellje refuzoi të komentojë vendimin për Francesco Acerbi pasi mori pjesë në një takim të FIGC sot.

Disa gazetarë pritën Marottan jashtë zyrave të FIGC në Romë të enjten pas një takimi të Këshillit Federal të FIGC, raporton KosovaPress.

Gazetarët patën kohë të bënin vetëm një pyetje përpara se Marotta të hynte me shpejtësi në një makinë që e priste. Natyrisht, bëhej fjalë për vendimin që e shpalli mbrojtësin e Interit, Acerbi të pafajshëm për abuzim racor ndaj Juan Jesus.

Marotta u përgjigj me një buzëqeshje dhe tha: "Faleminderit, por nuk kam asgjë për të thënë".

Acerbi i kishte shpëtuar një pezullimi të mundshëm prej dhjetë ndeshjesh në fillim të kësaj jave pasi autoritetet nuk gjetën prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen më tej, por vendimi është ende një pikë e madhe bisede në Itali, ku përfshiu edhe ministrin për Sportin Andrea Abodi, i cili kritikoi vendimin e gjyqtarit sportiv të enjten.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024