ATK e ARKEP me marrëveshje bashkëpunimi
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi, si pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e komunikimit për zbatimin e objektivave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se marrëveshja ndihmon në shkëmbimin e informatave për operatorët e autorizuar nga ARKEP si dhe informatat e nevojshme që kërkohen nga ATK, bazuar në përgjegjësitë dhe kompetencat e përcaktuara në ligje.

Ndërsa, kryetari i Bordit të ARKEP Nazim Rrahimi, u zotua se ARKEP do t’i përdorë të gjitha materialet dhe informatat e pranuara sipas kësaj marrëveshjeje vetëm për qëllime të aktiviteteve mbikëqyrëse, ashtu sikurse autorizohet me legjislacionin në fuqi dhe në pajtim me këtë marrëveshje. Ndryshe, marrëveshje të tilla si kjo ndihmojnë autoritetin tatimor të ketë qasje me të lehtë në informacionet e nevojshme në çështjet tatimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024