Komuna e Rahovecit mjetet vetanake të pashpenzuara vendos t’i bartë në këtë vit
Biznes
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Komunës së Rahovecit ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022/2023, në vitin 2024.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani tha se të hyrat vetanake 2022/2023, sipas ligjit, duhet të barten në këtë vit dhe se shuma e përgjithshme për bartje është 654 mijë e 100 euro. Ai tha se të gjitha këto mjete janë si rezultat i tejkalimit të të hyrave.

“Në mbështetje të ligjit të buxhetit të viti 2024, kemi përgatit një dokument për bartjen e mjeteve nga viti 2022-23, në vitin 2024, shuma e përgjithshme për bartje në total është nga 654 mijë e 100 euro, do të thotë të gjitha këto mjete janë si rezultat i tejkalimit të të hyrave në përjashtim prej shumës 29 mijë e 346 euro, janë mjete të cilat kanë jap një kuadër të projekteve dhe të cilat do të do të thotë sipas ligjit barten në vitin 2024”, tha ai.

Limani tha se me shumën e këtyre mjeteve në komunë, do të nënshkruhen kontrata të projekteve kapitale, të cilat nuk kanë qenë të buxhetuara për vitin 2024, në Rahovec.

“Pas një analize të mirë që e kemi bërë ne, jemi orientuar në tri bartje që t’i bëjmë me këto mjete. E para është se i kemi mbuluar disa projekte kapitale të cilat nuk kanë qenë të buxhetore për vitin 2024 dhe kemi dhënë propozim që këto kontrata të mbyllen me shumën e bartjes të mjeteve me shumë prej 73 mijë e 681. Një pjesë tjetër është se jemi orientuar me projektet të reja me shumën prej 145 mijë euro dhe pjesa tjetër është në bartjen e mjeteve ekzistuese”, tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se me të hyrat e viteve paraprake dhe të hyrat aktuale, do të realizohen edhe shumë projekte të reja në këtë komunë.

“Si projekte të reja kemi propozuar këto projekte ndërtimi i ujërave për Komunën e Rahovecit, ndërtimi i ujërave kryesisht me terrene fushore, ndërtimi i tezgave mobile për mbajtjen e panaireve me vlerë prej 5 mijë euro, rrethimi i oborreve të shkollave me shumën prej 45 mijë euro, riparimi në nëntë shkolla fillore dhe të mesme, me shumën prej 50 mijë euro. Mallrat shërbime me administrata 30 mijë euro, subvencione shërbimet e varrimet 99 mijë e 600 euro. E mira e kësaj pune na ka ardhë plani i ri, diku nga fillimi i shkurti dhe këto mjete do të thotë shërbimet e varrimit deri më tani i kemi paguar nga kategoria e mallrash shërbimesh por tani sipas planit kontabël i ri, këto duhet të paguhen nga pjesa e subvencioneve", tha ai.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024