Putin: Fjalët se Rusia do ta sulmojë NATO-n janë absurde
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vladimir Putin e ka përshkruar idenë se Rusia do të kryente sulme ndaj shteteve të NATO-s si "marrëzi të plotë".

Në një fjalim para pilotëve të forcave ajrore ruse mbrëmë, ai tha se vendi nuk kishte "asnjë synim agresiv" ndaj vendeve të tilla si Polonia apo shtetet baltike.

"Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër - Poloninë, shtetet baltike dhe çekët po tremben gjithashtu - është absurditet i plotë," tha ai.

"Janë thjeshtë gjepura."

Megjithatë, presidenti rus pati një ton më luftarak kur fliste për avionët F-16 – me të cilët vendet perëndimore janë të vendosura ta furnizojnë Ukrainën me shpresën për ta kthyer valën e luftës në favor të Kievit.

“Nëse ata furnizojnë me F-16, dhe ata po flasin për këtë dhe me sa duket po trajnojnë pilotë, kjo nuk do ta ndryshojë situatën në fushën e betejës”, tha Putin.

“Dhe ne do të shkatërrojmë avionin ashtu siç shkatërrojmë tanket, automjetet e blinduara dhe pajisjet e tjera.

“Sigurisht, nëse do të përdoren nga fusha ajrore në shtetet e treta, ato bëhen për ne objektiva legjitime, kudo që mund të ndodhen.”

Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë ndër vendet që janë zotuar të dhurojnë F-16.

Një koalicion vendesh ka premtuar të ndihmojë në trajnimin e pilotëve ukrainas në përdorimin e tyre. /SkyNews/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,166
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024