Tahiri: Qeveria duhej të shkarkohej pas arrestimit të kryeshefit të KRU “Gjakova”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri deklaroi se qeveria do të duhej të shkonte në shtëpi, ditën kur është arrestuar kryeshefi i KRU “Gjakova”. Sipas tij, ky është rasti më eklatant dhe i tmerrshëm.

Në seancë të jashtëzakonshme ku po debatohet lidhur me kontratat një-burimore, Tahiri u shpreh se gjatë Qeverisë Kurti janë arrestuar tre kryeshefa të ndërmarrjeve publike.

“Qysh është e mundshme një ministër, si Ministrja Rizavanolli i arrestohen tre kryeshefat të ndërmarrjeve publike? Njëri prej tyre për kontrata njëburimore, pra Nagip Krasniqi, pastaj kryeshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujku dhe pastaj e kemi edhe kryeshefin e KRU “Gjakova” që është rasti më eklatant, rasti më i tmerrshëm që na ekstradohet një zyrtar i shtetit të Kosovës në Itali. Dëgjoni, për këtë të fundit në një shtet normal, qeveria duhet me shku në shtëpi, jo ministrja", tha ai.

Ai shtoi se ky është skandal ndërkombëtar, meqë i njëjti është arrestuar për shkak të trafikimit me qenie njerëzore. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
772
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024