Pakënaqësitë me ligjin e pagave, SBASHK-u paralajmëron protestë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka shprehur pakënaqësi për ligjin e pagave, duke paralajmëruar protestë, e pas saj veprime tjera sindikale të cilat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për ndryshim të këtij ligji, pasi është për ironi.

Ai tha se përpjekja kryesore e mësimdhënësve ka qenë që me ndryshimin e ligjit të pagave, koeficienti të ishte 130 euro, por se qeveria aktuale dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.

Jasharaj për KosovaPress, ka theksuar se gjendja e punëtorëve në arsim është shqetësuese dhe nëse vazhdon të mos ketë interesim nga qeveria për të gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre, SBASHK-u së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me datën 1 Maj do të organizojë protestë.

Jasharaj tha protesta që planifikohet të mbahet më 1 Maj, është sinjali i parë për veprime sindikale. Sipas tij, nëse qeveria edhe pas protestës ka mungesë dialogu, të njëjtit nuk do të ndalen.

Kujtojmë se greva e fundit nga SBASHK, është mbajtur në shtator të vitit 2022, dhe ka zgjatur më shumë se një muaj./A.Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024