Vdes gruaja e cila u plagos mbrëmë në Prishtinë
1-First
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gruaja e cila kishte marrë plagë të rënda nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka i cili tha se përkundër tretmanit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht pacientja që ju i referoheni nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve që ka pësuar nga arma e zjarrit mbrëmë, përkundër tretmanit mjekësor edhe atij medikamendor dhe atij kirurgjik që e ka marrë dhe pacientja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në ora 10:45 në repartin intensiv ku ka qenë tu e marr trajtimin mjekësor”, tha Uka.

Sipas tij në njësinë e Kliniken Intensive kanë pasur vetëm këtë paciente nga incidenti i mbrëmshëm.

Derisa edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për rastin për KosovaPress.

Në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

https://kosovapress.com/prokuroria-jep-detaje-nga-vrasja-e-rende-ne-prishtine
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024