Ngjarjet e datës 27 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Universiteti i Prishtinës, së bashku me Universitetin e Arkansasit, SHBA, do organizojnë konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”. Marrin pjesë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe personalitete të tjera. (Fakulteti i Edukimit, salla e këshillit, kati III, ora 09:00)

Mbahet sesioni i dytë i punës së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 09:30)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media, ku do të lansohen tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese. (Holli i MINT-it, ora 14:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan çmimet në fushën e teatrit. (Amfiteatri i TKK-së në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić. (Ministria e Mbrojtjes, Prishtinë, ora 16:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2023. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024