Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal
Lexohet për: 2 min.
konjufca-ftoo
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin përparësi zgjerimit e po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë.

Ai në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës, duke shtuar se nuk kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së, porse procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci.

Konjufca ka thënë se ka punë për të bërë në këtë rrugëtim, pasi siç tha ai, sfidë mbetet korrupsioni, sidomos në sistemin prokurorial e gjyqësor.

Duke folur për diallogun, Konjufca tha se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ndërsa, ka shtuar se vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të punuar së bashku që t’i zgjedhin çështjet në këtë drejtim.

Konjufca ka thënë po ashtu se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022 ishte dhe vazhdon të mbetet moment historik për vendin.

Ai ka kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së për të avancuar aplikimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se nuk po kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së në këtë drejtim porse procedura strikte dhe të drejta.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024