Vitia: 15 milionë euro shtesë për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se me Udhëzimin e ri Administrativ për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore publike janë ndarë 15 milionë euro shtesë. Ai tha se më këtë ndryshim të Udhëzimit Administrativ do të ofrohet mbështetje financiare për të gjithë pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Vitia ka përmendur edhe mbulimin financiar për rastet me sëmundjet malinje. Sipas Udhëzimit Administrativ personat me sëmundjen malinje, mbi 18 vjeç financohen 70% të çmimit referentë.

Po ashtu, Vitia theksoi se përkundër përkrahjes financiare për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike, ministria do të vazhdojë të sigurojë shërbime të vazhdueshme në institucionet publike shëndetësore në mënyrë që lista e trajtimeve jashtë institucioneve në vend të zvogëlohet.

Ndërkaq, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri, tha se vlera e kërkesave të pacientëve për trajtim jashtë vendit është rreth 1 milionë euro.

Ai tha se të gjithë pacientët të cilët do të financohen për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në vend, së pari do të sjellin faturat dhe raportin mjekësor e pastaj të fillojë trajtimi.

Ai tha se me metodën e re të Udhëzimit Administrativ nuk do të ndodhin parregullsi, siç kanë hasur në Udhëzimin paraprak.

Në fund, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se 2 milionë euro janë duke u investuar edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë. Ai përmendi edhe investimet në Klinikën Gjinekologjisë në të cilën do të shtohen tre investime të reja, Amniocenteza, procedura e Fertilizimit dhe Mjekësia fetale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024