BQK: 172.20 milionë euro vlera e kredive në shkurt, 78.70 milionë euro depozita
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, ku thuhet se vlera e aseteve bankare është 7.40 miliardë euro, kurse vlera e kredive bruto, është 4.95 miliardë euro.

Sipas BQK-së, vlera e depozitave të klientëve arrin 6.00 miliardë euro.

“172.20 milionë euro, vlera kredive të reja, 78.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja, 82.40%, raporti kredi-depozita, 6.34%, norma e interesit në kredi, 2.89%, norma e interesit në depozita. Shtatë miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e këtyre institucioneve jashtë vendit kanë arritur në 1.20 miliard euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.95 miliardë euro me një rritje prej 60.40 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.00 miliardë euro” thuhet në raport.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 894.10 milionë euro.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 172.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 78.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34% ku në muajin paraprak ka qenë 6.38%.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 82.40%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.50%.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
220
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024