Garat ilegale në autostrada, policia i parandalon dhe shqipton disa gjoba
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka parandaluar disa raste të garave ilegale në autostrada.

Sipas policisë, njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” vetëm javën e fundit ka arritur që në tri 3 raste të parandaloj garat ilegale të shpejtësisë me automjete.

“Ka shqiptuar pesë gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, dy gjoba për vazhdimin e masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe një  gjobë për drejtimin e automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu gjatë kësaj jave në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në afërsi të Trudes në dy raste të ndara janë identifikuar katër persona duke bërë gara ilegale të shpejtësisë ndaj të cilëve sipas policisë në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm''.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024