Erërat e forta gjatë ditës, Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka dalë me apel për qytetarët pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për vërshime dhe erëra të fuqishme gjatë ditës.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës, andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike”, thuhet në një postim në Facebook.

Komuna e Prishtinës këshillon qytetarët që për çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat e telefonit 0800 112 33 ose 0800 112 44.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
788
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024