Epopeja e Dukagjinit, Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha mesazh Serbinë se kulla nuk gjunjëzohet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 26-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, duke thënë se bashkë me guximin e familjes Haradinaj qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet dhe Kosova nuk nënshtrohet. Duke përkujtuar dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, kryeministri Kurti tha se sakrifica e tyre nderohet ҫdo ditë me respektin më të lartë.

Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj: Shqiptarët mbetën në tokat e tyre, ikën forcat e Millosheviqit • KosovaPress

“Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj. Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
799
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024