Në Festivalin e filimit në Zvicër, filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit fitoi çmimin
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 22-23 mars 2024, u mbajt edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit “Movie Day” në Romanshorn të Zvicrës. Në këtë festival konkurrojnë dy kategori të realizuesve të rinj të filmit: Në kategorinë A përfshihen filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeçe, ndërkaq në kategorinë B janë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeçe.

Në njoftim thuhet se në mesin e konkurruesve në kategorinë deri në moshën 25 vjeçe ishte edhe filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit.

Gjatë ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë Aaron Asteria, deklaroi: “Filmi ‘Ninullë’ ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që ngërthen në vete pikëpamje nga balada e Goethes “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër/fëmijë. Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar fare, vlerësoi se ky është filmi më i mirë».

Vlen të përmendet se për filmin “Ninullë” ky është çmimi i pestë që e merr nga shtatë festivale ku është shfaqur deri tani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024