Ngjarjet e datës 24 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëjë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora 09:00)

Komuna e Deçanit organizon aktivitete në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit:

-Ora 11:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

-Ora 12:00 - Manifestim qendror i Epopesë së Dukagjinit

-Ora 12:30 – Shfaqet program artistik te Kulla e Haradinajt

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Masakrës në Krushë të Madhe dhe hapjes së muzeut në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve mbahet dhurim vullnetar i gjakut në Qendrën Mjekësore Familjare  “Dr.Fahredin Hoti” me moton “Gjaku i lirisë”. (Ora 11:00-14:00)

Me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, organizuar nga Fondacioni "Ne kujtojmë Tony Blair". (Sheshi "Tony Blair" Ferizaj, ora 14:00)

Filarmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës organizojnë koncert në shënim të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë. (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, ora 20:00-21:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024