United po përgatit një lëvizje për mbrojtësin e Juventusit
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjiganti i Premier Ligës, Manchester United, po planifikon një lëvizje për të sjellë qendërmbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer në “Old Trafford” gjatë merkatos së verës.

“Corriere dello Sport” pretendon se Bremer është objektivi numër një i United për merkaton e verës dhe se Juventusi nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë atë të largohet nëse klauzola e tij e lirimit plotësohet, raporton KosovaPress.

Në fakt, bëhet e ditur që klauzola e lirimit në kontratën e Bremerit është vetëm 50 milionë euro.

Investitori i ri i United, Sir Jim Ratcliffe, thuhet se është i interesuar për idenë e transferimit të Bremerit dhe pritet të mos kursejë asnjë shpenzim në ndërtimin e një ekipi me pamje të re përpara sezonit 2024/25.

Megjithëse Juventusi do të dëshironte në mënyrë ideale të mbante Bremerin, i cili u bashkua në një marrëveshje që raportohet gjithashtu të jetë me vlerë 50 milionë euro në vitin 2022, “Zonja e Vjetër” ka të ngjarë të merr një fitim të konsiderueshëm nëse United do të paraqesë një ofertë të arsyeshme.

Bremer aktualisht ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024