Kusari-Lila: Opozita nuk ka vota për ta çuar vendin në zgjedhje të reja
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila deklaroi sot se nuk konsiderojnë që ka hapësirë për dorëheqje apo përmbyllje të mandatit të qeverisë aktuale. Sipas saj, partitë opozitare nuk kanë konsensus e as vota për të çuar vendin në zgjedhje të reja parlamentare.

Përveç kësaj, Kusari Lila pranoi se krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë dërguar një letër raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Ajo tha se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim, i cili pritet të bëhet më 27 mars të këtij viti.

Për këto, por edhe për çështjen e dinarit, Kusari Lila foli sot në një konferencë për media të thirrur për të prezantuar raportin e punës trevjeçare të Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kusari-Lila e pyetur nga gazetarët për qarkullimin e një letre në media ku thuhet se krerët e shtetit janë zotuar se do ta themelojnë asociacionin pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, u shpreh se letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur, kurse sipas saj pjesëve të raportit që iu referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyannis. Ajo tha se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim, i cili pritet të bëhet më 27 mars të këtij viti. Përveç kësaj, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje u pyet edhe për propozimet e dërguara dje në BE për çështjen e dinarit, për çka tha se kusht kryesor mbetet mos shmangia e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ajo theksoi se krejt çka mund të jetë diskutuar aty është  procesi i zbatimit të rregullores dhe format apo mënyrat e lehtësimit të kësaj marrëveshjeje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi derisa prezantoi raportin trevjeçar të punës së deputetëve të mazhorancës tha se gjatë këtyre viteve, në Kuvendin e Kosovës janë miratuar 202 ligje. Ndër më të rëndësishmet, Rrustemi përmendi themelimin e Gjykatës Komerciale, ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollit e pasurisë dhe të dhuratave, pakoja e ligjeve që rregullon që rregullon Shërbimin Korrektues dhe Sprovues në Kosovë. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
303
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024