Milani nuk është kundër shitjes së Maignan
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Milani është i hapur për të lënë Mike Maignan të largohet për çmimin e duhur gjatë verës, dhe thuhet se tashmë ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm.

Kuqezinjtë kanë filluar të bëjnë planet përpara afatit kalimtar të verës dhe po kërkojnë të sjellin tre ose katër përforcime kyçe, duke dashur të përpiqen të mbyllin diferencën me Interin pas një sezoni të vështirë, raporton KosovaPress.

Milani tashmë ka filluar të hartojë listën e lojtarëve që po i dëshiron dhe është i hapur për të fituar para për një lojtar yll për të ndihmuar në financimin e këtyre marrëveshjeve, ngjashëm me lëvizjen e Newcastle United për Sandro Tonalin verën e kaluar.

Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao duken kandidatët më të mundshëm që mund të largohen gjatë verës.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, Milani do të ishte i gatshëm të shesë Maignan për një ofertë të rëndësishme gjatë verës dhe ka identifikuar Michele Di Gregorio të Monzas si një zëvendësues bindës, duke vlerësuar rritjen e tij me Monza në vitet e fundit.

Kuqezinjtë nuk janë të vetëm në interesin e tyre, megjithatë, pasi Juventus dhe Inter po ndjekin gjithashtu nga afër portierin 26-vjeçar italian.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
796
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024