Bizneset të pakënaqura me Ligjin e ri për punëtorët, kërkohet ndryshimi i tij
Tema
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Janë mbi 5 mijë punëtorë të cilët janë formalizuar nga kompanitë nga hyrja në fuqi e ligjit të ri me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që punëtorëve t’u jepet kontratë qysh një ditë para fillimit të punës. Kështu, bëjnë të ditur drejtues nga Administrata Tatimore të Kosovës (ATK), që sipas tyre ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Të suksesshëm këtë vendim, e vlerësojnë edhe nga Ministria e Financave, për dallim nga njohës të ekonomisë dhe biznese të cilët konsiderojnë se jo çdoherë duhet të sanksionohet kompania, porse gjoba duhet të shkojë edhe për punëtorin që ka pranuar të punojë duke shkelur ligjin.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë për KosovaPress se në vazhdimësi ekipet përgjegjëse janë në terren duke shikuar nëse po respektohet ligji, porse sipas tij, nga të dhënat e deritanishme shihet se ka sukses. Teksa shton se për ata që nuk e kanë respektuar ligjin ka pasur edhe shqiptim të gjobave.

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj thotë se kjo po parandalon tendencat që bizneset por edhe punëtorët të justifikoheshin gjatë inspektimeve në kohën kur kanë hasur në punëtor të pa formalizuar.

Ndërkaq, me këtë ligj, nuk janë shprehur të kënaqura bizneset. Sipas tyre, jo çdoherë duhet të pësojë kompania.

Biznesmeni Ramiz Kelmendi thotë se çdoherë po sanksionohet kompania, pavarësisht se punëtori është ai që nuk duhet të pranojë të shkel ligjin dhe të punojë pa kontratë.

Se ky ligj nuk është në të mirën e bizneseve e thonë edhe njohës të ekonomisë. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se vazhdimisht është duke u shtuar kostoja e operimit të bizneseve të cilat tashmë detyrohen që të kryen këto obligime ligjore.

Ndërsa, ka shtuar se në të njëjtën kohë ky ligj është në kundërshtim edhe me dispozitat e ligjit themelor të punës.

Ndërsa, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, bizneset kishin afat prej 45 ditësh pas fillimit të punës për ta regjistruar një punëtor. Ndërkaq, kjo kërkesë që kontrata mes punëdhënësit dhe punëtorit të nënshkruhet në ditën e parë të fillimit të punës bazohet në ndryshimet e Ligjit mbi Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024