LVV sfidon opozitën: Nëse ka kërkesë do të mbështesim shpërndarjen e Kuvendit
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën eventuale të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do të dëshmojnë përmes përkrahjes për vetëshkarkimin e deputetëve.

Sipas tij, nëse partitë opozitare i kanë pasur seriozisht kërkesat e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, atëherë tash e kanë mundësinë që të iniciojnë kërkesën për shpërndarjen e legjislaturës së tetë.

Megjithatë, ai është skeptik se opozita do të bëjë një gjë të tillë, madje duke ironizuar pyet se çfarë opozite është ajo e cila nuk është e gatshme për zgjedhje.

Ndryshimi i qëndrimit të LVV-së për zgjedhje të parakohshme, deputeti Rrustemi thotë se nuk është i ndërlidhur me presionin ndërkombëtar për çështjen e dinarit dhe të themelimit të Asociacionit.

Ai është i bindur se LVV-ja, do të jetë fituese e serishme e zgjedhjeve dhe se me qeverinë do të udhëheq sërish Albin Kurti.

Duke folur për dërgimin e propozimeve në Bruksel për rregulloren e BQK-së dhe takimin e javës së ardhshme të kryenegociatorëve, Rrustemi thotë se e njëjta është e padiskutueshme dhe se nuk do të vihet në pikëpyetje, Siç thotë ai, e vetmja çështje që do të diskutohet janë opsionet që do të mundësojnë transferimin e mbështetjes financiare nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës.

Më tej, ai rendit, siç thotë sukseset që Qeveria Kurti ka arritur tri vjet nga marrja e detyrës./E.Zeqiri

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024