“Dardanët” e rinj nuk e njohin Gjermaninë, nxjerrin barazim si mysafirë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Gjermanisë dhe Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Stadion an der Gellertstrase” të Chemnitz, “Dardanët” e rinj kanë barazuar pa gola, 0:0 si mysafirë të Gjermanisë, raporton KosovaPress.

Futbollistët e Afrim Tovërlanit arritën t’i rezistojnë për mrekulli gjermanëve, dhe sigurojnë një pikë tejet të rëndësishme sot në Gjermani.

Me barazimin e sotëm, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova U21 ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e katërt në tabelën e Grupit D të këtyre kualifikimeve.

Në anën tjetër, Gjermania U21 zë vendin e dytë në tabelë me 13 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura, dy pikë më pak se Polonia që ka vendin e parë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Rezultati final, 0:0.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,131
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024