Formacionet zyrtare të “Dardanëve” të rinj kundër Gjermanisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00 “Stadion an der Gellertstrase” në Chemnitz do të jetë nikoqir i përballjes mes Gjermanisë dhe Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21.

Ndeshja e sotme i takon kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025 në kuadër të grupmoshave U21, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve, “Dardanët” e rinj e mposhtën Izraelin me shifrat 3:1, kurse Gjermania fitoi kundër Polonisë 3:1.

Momentalisht, Gjermania zë vendin e dytë në tabelë në Grupin D me 12 pikë të arkëtuara, tri sosh më pak se Polonia në vendin e parë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërkaq, Kosova U21 zë vendin e katërt në tabelë me tetë pikë të arkëtuara pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, një pikë më pak se Bullgaria në vendin e tretë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Gjermania U21 (4-3-3): Urbig; Netz, Arrey-Mbi, Kleine-Bekel, Thielmann; Rohl, Martel, Reitz; Knauff, Moukoko, Gruda

Kosova U21 (4-4-2): Abdullahu; Ajdini, Hoti, Thaçi, Letaj; Avdyli, Emerllahu, Kryeziu, Haxha; Bunjaku, Llugiqi

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,146
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024