​Distria Krasniqi fiton të bronztën në Grand Slam Tbilisi
1-First
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistja jonë Dristria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in e Tbilisit që u zhvillua në Gjeorgji.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten ruse, Iana Zhilkina, raporton KosovaPress.

Krasniqi vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel, ndërsa xhudistja jonë u njoftua me humbjen në çerekfinale, ku u mposht nga spanjollja Ariane Toro Soler.

Pas humbjes, Distria vazhdoi në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti zviceranen, Binta Ndiaye, ndërsa në finale të repesazhit, Krasniqi e mposhti kinezen Yeqing Zhu.

Fitorja ndaj Zhu ia siguroi Krasniqit medaljen e bronztë sot. 

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
755
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024