Nga një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për dhunim në Prizren
Siguri
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve D.D. (20), dhe P.B. (19), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunim. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit veç e veç e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventualë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës hetimore. Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
220
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024