Këta janë dhjetë njerëzit më të pasur në botë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetë njerëzit më të pasur në botë me një pasuri të kombinuar rreth 1.4 trilion dollarë, ku në krye mbetet francezi Bernard Arnault. Në vendin e dytë renditet Jeff Bezos dhe pas tij miliarderi Elon Musk.

Faqja “World of Statistics” ka publikuar në platformën X, statistikat e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.

Sipas “World of Statistics”, e cila ka cituar Forbes, francezi Bernard Arnault ka arrit pasurinë 227 miliardë dollarë. Ndërsa, në vendin e dytë renditet amerikani Jeff Bezos me 196 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë, sipas “World of Statistics” është Elon Musk me pasuri 193 miliardë dollarë. Pastaj vijojnë, Mark Zuckerberg me 178 miliardë dollarë, Larry Ellison me 158 miliardë dollarë, Warren Buffet me 136 miliardë dollarë, Bill Gates me 131 miliardë dollarë, Steve Ballmer me pasuri 126 miliardë dollarë, Larry Page me 123 miliardë dollarë dhe Sergey Brin me 118 miliardë dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024