AAK kërkon debat për tre vjetorin e qeverisë dhe do të paraqes një rezolutë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës për debat në tre vjetorin e qeverisjes ku edhe do të prezantojë një rezolutë në të cilën thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e  qeverisë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në tre vjetorin e qeverisjes kanë përgatitur një kërkesë për debat për keq qeverisje dhe ka kthyer Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë.

Ai ka folur edhe për sektorin e arsimit, testit PISA, mos realizimin e premtimit për çerdhet, digjitalizimit dhe uljen e pagave për profesorët e universiteteve. Sipas tij, ka akuzë për korrupsion për keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Tahiri tha se AAK në kërkesën për debat për qeverisjen tre vjeçare të Kurtit, do ta prezantojë edhe një rezolutë.

“Kjo rezolutë është kështu, Kuvendi i Kosovës miraton këtë rezolutë. Të gjitha parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie dhe Kuvendi të vet shpërbehet dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, tha ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
52
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024