Ngjarjet e datës 22 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës organizon konferencën Hartimi i rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO. Marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier (ora 12:30-13:00). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30-16:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët që kanë kaluar provimin e noterisë. (Amfiteatri i madh, ndërtesa e Qeverisë, ish-objekti “Rilindja”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori zviceran në Kosovë, Jurg Sprecher, do të nënshkruajnë marrëveshjen e projektit Kujdesi shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) për fazën e tretë.  (Ministria e Shëndetësisë, salla 128, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit, USAID dhe OJQ-të KEERC, SHUKOS, shoqëria civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujërave dhe Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë. Merr pjesë ministri i MMPH-së Liburn Aliu. (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë, ora 10:00).

Me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë “Po! Së bashku t'i japim fund TB-së”. Merr pjesë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) nënshkruajnë marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës. Merr pjesë ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Qeveria e Kosovës, salla P-38, ora 10:30)

Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”. (Hotel “Sirius”, salla 6, Prishtinë, ora 10:30-12:00)

Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen e radhës. (ZRRE, ora 13:00)

Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Januzi, Bahtijari dhe Shalës. (Hagë, ora 14:30- 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024