Publikimi i fotove të rreme pornografike, Giorgia Meloni ftohet në gjyq
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është ftuar të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj dy personave të akuzuar për falsifikim të fotove të saj pornografike duke i publikuar ato në internet. Në procesin gjyqësor në Sasri të Sardenjës, Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim si palë e dëmtuar, të cilat nëse fitohet në gjykatë, do t'ia dhurojë fondit të Ministrisë së Brendshme për gratë viktima të dhunës në familje, tha avokatja e saj Maria Giulia Marongi.

Në vitin 2020, policia italiane identifikoi babanë dhe djalin që publikuan foto të rreme të Melonit në një ueb sajt pornografik në SHBA duke gjurmuar të dhënat e tyre të telefonit mobil. Marongi tha se vendimi i Melonit për të ndjekur çështjen do të dërgojë një mesazh për gratë që janë viktima të një abuzimi të tillë që ato të mos kenë frikë të paraqesin ankesa.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
46
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024