“Bashkohu me ne”, Osmani: Personat me Sindromën Down janë potencial për vendin
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, Shoqata Down Syndrome Kosova ka organizuar sonte ngjarjen “Bashkohu me ne”. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se personat me Sindromën Down janë një potencial i jashtëzakonshëm për vendin,  derisa kërkoi më shumë angazhim të institucioneve që të njëjtit të integrohen plotësisht në shoqëri.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ekzekutivi mbështet personat me Sindromën Down, derisa shtoi se diversiteti nuk duhet të jetë shkas për ndëshkim, por potencial për më shumë solidaritet. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se çdo individ duhet të ketë vlerë në shoqërinë kosovare.

Ndërsa drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, tha se Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down simbolizon njohjen dhe vlerësimin e diversitetit njerëzor për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë.  Ajo kërkoi nga institucionet më shumë mundësi për personat me aftësi të kufizuara.

Mbështetje personave me Sindromën Down u ofruan edhe përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë. Sindroma Down është një gjendje në të cilën një person ka një kromozom shtesë. Kromozomet janë "pako" të vogla gjenesh, të cilat përcaktojnë se si trupi i një foshnje formohet dhe funksionon ndërsa rritet gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Në mënyrë tipike, një fëmijë lind me 46 kromozome. Foshnjat me sindromën Down kanë një kopje shtesë të njërit prej këtyre kromozomeve - kromozomin 21. /E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024