​Shqipëri, Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Belerit për vendimet mbi arrestin e tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi sot pretendimet e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës Alfred Beleri për t’i shpallur si antikushtetuese vendimet e tre gjykatave, që konfirmonin arrestin e tij me burg në dyshimet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Beleri pretendon se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, duke i cenuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit, duke argumentuar se nuk gjeti cenim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Gjykata theksoi po ashtu se në rastin e tij nuk gjeti cenim të prezumimit të pafajësisë, ndërsa vlerësoi, që masa “arrest në burg”, e vendosur nga gjykatat, nuk duket jo-proporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes. Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Në fillim të marsit Gjykata e Posaçme e dënoi atë me dy vjet burg. Beleri, përfaqësues i pakicave greke në Shqipëri, ka pretenduar gjatë gjithë kohës se arrestimi, por dhe vendimi i dënimit të tij, ishin të motivuar politikisht.

Rasti i tij, ka acaruar raportet Tiranë-Athinë. Greqia ka përdorur të drejtën e saj të vetos për të penguar avancimin në procesin e anëtarësimit, duke bllokuar nisjen e bisedimeve mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për grup-kapitujt e parë. /Voa

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
207
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024