Banka qendrore zvicerane ul normën e interesit referencë
Biznes
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) uli sot normën e saj të interesit referencë, si banka e parë qendrore në botë që ndryshon politikën e saj monetare që kur filloi shtrëngimi i normave të interesit pothuajse dy vjet më parë për të luftuar inflacionin. Banka e Anglisë mbajti sot në pritje normën e interesit, e cila nuk ishte befasi, por hapi mundësinë për lehtësimin e politikës monetare në të ardhmen. Banka e Norvegjisë e la normën e saj të interesit në 5.4 për qind dhe la të kuptohet për uljen e parë gjatë vjeshtës.

Banka Kombëtare e Zvicrës e shpjegoi uljen e normës referencë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, në 1.5 për qind, me luftën e saj “efektive” kundër inflacionit. Ky vendim habiti shumicën e analistëve që kishin parashikuar një ulje të normës së interesit diku në qershor. Është hera e parë që nga shtrëngimi i shpejtë i politikës monetare që filloi në vitin 2022 që SNB lehtëson politikën e saj monetare. Ajo kishte parasysh lehtësimin e presioneve inflacioniste, thuhet në njoftim.

Qe nga qershori i vitit të kaluar, inflacioni në Zvicër ka rënë nën dy për qind, që është vlera e synuar e bankës qendrore, dhe ka rënë në 1.2 për qind në shkurt, kjo është arsyeja pse banka qendrore rishikoi parashikimet e saj për një rënie të inflacionit për vitin 2024 në 1.4 për qind krahasuar me 1.9 për qind të mëparshme dhe me 1.2 për qind në vitin 2025 krahasuar me 1.6 për qind të mëparshme. Ajo rishikoi gjithashtu parashikimet e saj të rritjes për ekonominë zvicerane në një për qind, krahasuar me më parë midis 0.5 dhe 1 për qind. Qëllimi nuk ishte të ishim banka qendrore e parë apo e fundit që do të ulë normat e interesit, por të merrte një vendim në një moment të mirë për Zvicrën, tha presidenti i bankës, Toma Jordan, në një konferencë në Cyrih.

SNB po shpall fitoren mbi inflacionin, tha Fedi Hasenmaile, kryeekonomist në Raiffeisen Bank, duke komentuar tregun. Për momentin, bankat e tjera qendrore kryesore në botë, me përjashtim të Bankës së Japonisë, e cila ka cikle atipike, kanë zgjedhur të presin derisa të vazhdojnë të luftojnë inflacionin që është rritur në vitin 2022 për shkak të pasojave të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Kështu, Rezerva Federale e SHBA (FED) e mbajti të pandryshuar normën e saj të interesit dje, dhe ajo mbetet në nivelin më të lartë në më shumë se 20 vjet, por mbajti një projekt për të ulur koston e kredive me një të tretën këtë vit. Kështu, Fed mbajti normat e interesit midis 5.25 dhe 5.50, pas vendimit unanim të anëtarëve të Bordit Monetar.

Në Britaninë e Madhe, Banka e Anglisë zgjodhi gjithashtu status quo-në sot, dhe mbajti normën e interesit në 5.25 për qind, më e larta që nga viti 2008. Inflacioni në Britani ra në 3.4 për qind me bazë vjetore në shkurt, shifra më e ulët që nga shtatori 2021 dhe inflacioni është dukshëm në rënie nga kulmi i tij prej më shumë se 11 për qind në fund të 2022.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,140
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024