Kryhen inspektime për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar në Pejë, gjobiten punëdhënësit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës, kanë inspektuar bizneset në sektorin e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike në Komunën e Pejës.

Në këto vizita sipas njoftimit të ministrisë së Financave, janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune.

“Kësaj radhe, inspektimet për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar kanë vazhduar në Komunën e Pejës. Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës shoqëruar nga Zëvendësministri Agon Dobruna dhe Kryeinspektori i IP-së Z. Hekuran Nikçi kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike. Në këto vizita janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune, ku për punëdhënësit e tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024