Ngjarjet e datës 21 mars
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet konferenca "Qasja në financa për gratë ndërmarrëse", aktivitet i përbashkët i BQK- AMIK. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:00 – 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ndihmës sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë deklarim për media)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”. Merr pjesë ministri Faton Peci. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë-Blinajë, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e Diskutimit mbi temën “Gjykata Kushtetuese dhe Shpërblimi i Dëmit: Një interpretim ndryshe”. (Hotel “Sirius”, salla Rigel, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-302, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2024, Ambasada e Italisë në Kosovë, Zyra ICE në Tiranë dhe Kolegji UBT do të organizojnë tryezën e rrumbullakët me studentët e arkitekturës dhe dizajnit. (Biblioteka e UBT-së Innovation Campus Lipjan, ora 11:00).

Komisioni për Arsim formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-204, ora 11:00)

Promovohet botimi "Proceset konvencionale membranore dhe të integruara" nga Salih Gashi. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takim letrar me rastin e Ditës botërore të poezisë. (Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, rruga "Jashar Salihu", Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë, ora 12:00)

Përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, Sistemit Prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, presin në takim ndihmës sekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson. (Pallati i Drejtësisë, Objekti D, Salla D-27, Prishtinë, ora 13:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerin e koalicionit Fatmir Limaj, marrin pjesë në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s. (Kampusi i Institutit të Teknologjisë Rochester (AUK), ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024