Bashkëpunimi rreth dialogut Kosovë-Serbi, senatori amerikan takon emisarin britanik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Senatori i SHBA-së, Chris Murphy, ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të dy shteteve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja. Murphy në një postim në rrjetin social X, ka thënë se takim diskutuan edhe rreth bashkëpunimit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe SHBA-së edhe për Bosnje e Hercegovinën.

“Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si Britania e Madhe dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës”, shkroi Murphy.

Kryeministri ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Stuart Peach në vitin 2021 u emërua nga kryeministri britanik si i dërguar i posaçëm për të punuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Puna e tij përfshin promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe shoqërive të hapura, duke ndihmuar në trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar dhe sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë dhe inkurajimin e zgjidhjes së çështjeve të trashëguara si krimet e luftës dhe personat e zhdukur. Në Bosnje dhe Hercegovinë, puna e Sir Stuart do të mbështesë atë të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe. Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët britanikë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024