​Ylli ukrainas befason Cityn dhe Barcelonën duke konfirmuar ofertat nga Napoli dhe Juventusi
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli ukrainas Heorhiy Sudakov e konfirmon se Juventusi dhe Napoli kanë bërë oferta për të, por ai nuk është në dijeni të ofertave nga Manchester City dhe Barcelona.

“Il Corriere dello Sport” publikoi disa fjalë nga ukrainasi 21-vjeçar, i cili është nën kontratë me Shakhtar Donetsk deri më 31 dhjetor 2028, raporton KosovaPress.

Kur u pyet për ofertat nga Galatasaray, Manchester City dhe Barcelona, mesfushori ukrainas u përgjigj:

“Nuk di asgjë për ofertat e tyre. Megjithatë, [drejtori i Shakhtarit] Sergei Anatolyevich Palkin më informoi për ofertat nga Juventusi dhe Napoli. Shakhtar refuzoi ofertën e Napolit prej 40 milionë eurosh”.

Sudakov e zgjati kontratën e tij edhe për gjashtë muaj të tjerë në fillim të shkurtit dhe sipas “Corriere dello Sport”, Shakhtar dëshiron të paktën 50 milionë euro për ta shitur atë në verë.

“Isha pak i mërzitur në fillim, por më pas e kuptova klubin. Ende nuk kam dhënë gjithçka dhe klubi dëshiron të marrë sa më shumë para nga shitja ime. Prandaj, kam rënë dakord ta zgjas edhe gjashtë muaj deri në dimrin e vitit 2028, sepse marrëveshja e mëparshme ishte e vlefshme deri në verë. Palkin ka thënë se mund të shkoj në Evropë për gjashtë muaj ose një vit dhe t'i besoj atij dhe presidentit”, tha Sudakov.

Sudakov është një objektiv prej kohësh i Juventusit, por “Zonja e Vjetër” përfundimisht nënshkroi me Carlos Alcaraz nga Southampton në afatin kalimtar të janarit si huazim me një opsion për të blerë atë në fund të sezonit.

Gjiganti i Serie A mbetet i interesuar për Sudakov dhe e njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Sudakov ka pesë gola dhe dy asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024