Rreziku nga lufta hibride ruso-serbe, Mustafa: Individët që ishin pjesë e administratës 98-99 të mos kenë qasje në media
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se personave që kanë qenë pjese e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-'99, nuk duhet t'iu mundësohet qasja në media, si masë preventive kundër luftës hibride ruso-serbe.

"Preventiva e luftës hibride ruso-serbe… Individëd të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave. Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqes. Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mëse e nevojshme që të tillët të menjanohen nga mediat dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-sërbe që mund t’i shkaktohen vendit. Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të PAVARUR!", ka shkruar ai në Facebook.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
200
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024